E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Memaliaj vdes pasagjeria

Një shtetase ka humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik në afërsi të Memaliajt, ndërsa është plagosur rëndë bashkëshorti i saj, pas përplasjes së një mauneje me automjetin me të cilin dy bashkëshortët udhëtonin si pasagjerë.

Burime zyrtare nga Policia e Qarkut të Gjirokastrës bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 të paradites së sotme, në vendin e quajtur kthesa e Luftinjës, në afërsi të qytetit të Memaliajt, kur automjeti me karroceri, i drejtuar nga shtetasi Sokol Martini, teksa udhëtonte në drejtim të Fierit, ka goditur maunen me targa të Fierit, e drejtuar nga shtetasi Subi Buzi.

Përplasja ka bërë që materialet e ndërtimit të ngarkuara në maune të godasin dy bashkëshorët Prendi, pasagjerë në karrocerinë e automjetit. Goditja ka qenë fatale për jetën e shtetases Arta Prendi, si dhe plagosjen rëndë të bashkëshortit të saj, Manush Prendi. Ndërkohë, Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›