E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Durresit/ Mberrijne tre tragete nga Italia

Tre tragetatet e linjës Bari -Durrës kanë mbërritur në radën portuale dhe njëri pas tjetrit pritet të ankorohen në sheshin përkatës.

Shefi i Sigurisë Poruale, Oliver Hoxha, bëri të ditur se "megjithë erën e fortë dhe reshjet e pandërprera të shiut të orëve të fundit, situata në port nuk ka patur probleme".

Përpunimi i anijeve me mallra dhe kontenierë do të rifillojë, pas ndërprerjes së shkaktuar nga reshjet e shiut.

Ndërkaq pritet të rifillojë normalisht edhe lëvizja e mjeteve lundruese në hyrje - dalje nga Porti më i madh i vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›