Aksident në Milot-Laç, 3 të plagosur

Foto ilustruese / Arkiv
Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë mesditën e sotme në aksin Milot-Laç.
Mësohet se tre personat, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin automjet, kur ky i fundit ka dalë nga rruga.
Për pasojë, tre udhëtarët janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital. Ndërkohë, policia po heton mbi shkaqet e aksidentit. / G.N.