Kuvendi miraton vendimin për “përmbarimin privat”

Rreth 34 mijë vendime gjyqësiore të formës së prerë janë ende të paekzekutuara. Depueti socialist Saimir Tahiri ka akuzuar qeverinë se është ajo që nuk zbaton këto vendimet e gjykatave, ndërsa ky sipas tij ishte premtim elektotral i mazhorancës së djathtë.
Ndërkaq gjatë diskutimit të lirë deputeti demokrat Fatbardh Kadilli ka deklarauar se letra që i është dërguar kryeministrit për ish të përndjekurit ka dalë nga zyrat e PS-së.
Ndërkaq kuvendi miratoi me 105 vota një ndryshim në ligjin "Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat", në kuadër të ecurisë së reformës për ekzekutimin e vendimeve civile mbi ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Po ashtu Kuvendi miratoi dhe ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Shtetit të Katarit, për shërbimet ajrore", si dhe aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për sistemin harmonizuar të kodifikimit dhe përshkrimit të mallrave".