E Shtunë, 31 Tetor 2026

Truri i Ajnshtajnit ekspozohet në Londër

Foto e trurit te Ajnshtajnit / Foto AFP

Një pjesëz e trurit të Albert Ajnshtajn është ekspozuar në një nga galeritë e Londrës.

Ekspozita e titulluar Truri, çështja e mendjes ka mbledhur bashkë trurin e babait të teorisë së relativitetit, të një vrasësi gjakftohtë dhe atë të një aktivisteje për të drejtën e votës femërore.

Kjo e fundit ia kishte dhuruar trurin e vet shkencës, me qëllim që të vërtetohej se femrat dhe meshkujt janë njësoj.

Fragmente të trurit të Albert Ajnshtajn / Foto AFP

Dy seksionet e ekspozuara nga truri i gjeniut të fizikës janë huazuar nga muzeu i Filadelfias.

Trupi i Ajnshtajnit u dogj pas vdekjes, me përjashtim të trurit, i cili u ruajt për qëllime studimi.

Ai u nda në 240 pjesë dhe është ruajtur në formaldeide, për të qenë shpesh objekt studimi, në mënyrë që të kuptohet se cilat ishin arsyet e inteligjencës shumë mbi normalen që gëzonte babai i fizikës në gjallje të tij.    / Gazmira Ndoja  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›