E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali në Konsullata, Bello: Qeveria të reagojë

Deputeti Marko Bello ka kërkuar marrjen e menjëhershme të masave përballë fakteve reale të skandalit në konsullatat Shqiptare në Greqi dhe në Itali. Bello ka thënë se qeveria edhe pasi është vënë në dijeni për akuzat, nuk ka reaguar në asnjë mënyre ndaj këtij skandali. 

TIRANE- Deputeti Marko Bello ka folur sërish mbi skandalin në konsullatat shqiptare. Dy ditë më parë Partia Socialistë hodhi akuza kundrejt punonjësve të ambasadave dhe të konsullatave shqiptare në Greqi dhe Itali duke thënë se në këto institucione ka korrupsion e shpërdorim detyre. Bello ka thënë se qeveria edhe pasi është vënë në dijeni për akuzat, nuk ka reaguar në asnjë mënyre ndaj këtij skandali. “Partia Socialiste reagoi menjëherë ndaj këtij skandali, duke i kërkuar Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha të marrë masa të menjëhershme për të përmirësuar gjendjen si dhe i kërkoi Prokurorisë të fillojë hetimin kryesisht ndaj punonjësve të përfshirë në akte korrupsioni dhe abuzimi me detyrën”- u shpreh Balla. Partia Socialiste kritikon qeverinë për neglizhencë në lidhje me këtë ceshtje edhe pasi i ëshët vërtetuar me dokumenta zyrtare shpërdorimi i detyrës nga ana e punonjësve në keto konsullata. Reagimi i Ministrisë së Punëve të jashtme ka qenë qesharak , sipas deputetit Bello, sepse nuk ka mundësi që të ardhurat nga shërbimi konsullor të kenë rënë për shkak se një pjesë e veprimeve kryhet nga postat. Bello ka kërkuar marrjen e menjëhershme të masave përballë fakteve reale madje të filmuara dhe të fiksuara edhe nga mediat.

(e.n/ Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›