E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapet me 200 gr marihuanw një 35 vjeçare

KAKAVIJË- Një 35 vjeçare nga Fieri u ndalua mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Kakvijës, rreth 25 km larg Gjirokastrës, pasi në makinën që drejtonte iu gjet rreth 200 gr lëndë narkotike,(marihuanë e presuar) e mbështjellë me letër natriban.
Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, në jug të vendit se "Aurela Doksani e kishte fshehur lëndën narkotike në një çantë dore, poshtë sediles së pasagjerit, në automjetin e saj tip "Hyndai", me targa greke YHO 4924".
Policia tha se 35 vjeçarja po udhëtonte drejt Greqisë me djalin e saj të mitur, 10 vjeç.
"Aktualisht fëmija ndodhet i mbrojtur nga policia e Gjirokastrës, ndërsa kanë nisur procedurat ligjore për ta shoqëruar atë pranë familjes", thekson një zyrtar i lartë i policisë lokale.
Të njëjtat burimet saktësuan se gjatë aksionit u bllokuan si provë materiale edhe tre celularë, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka nisur hetimet për veprën penale "trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike".
Ky është rasti i dytë gjatë 20 viteve të fundit, që një 35 vjeçare, nënë e një fëmije, ndalohet në Kakavije për trafikim të lëndëve narkotike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›