E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Rezultati për zgjedhjet e 8 Majit, ndoshta brenda Gushtit

TIRANE-Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi sot se partitë politike tentojnë të bllokojnë gjithnjë procesin elektoral dhe se nuk është faji i KQZ-së për dështimin e zgjedhjeve në komunën Shalë.
Ristani në prononcimin për median tha se rezultati përfundimtar për zgjedhjet administrative të 8 Majit mund të publikohet brenda muajit Gusht.
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani u pyet edhe në lidhje me reformën zgjedhore. Sipas tij përzgjedhja e anëtarëve të KQZ-së duhet të parashikohet në kod ndërsa shtoi se procedurat për përzgjedhjen e tyre do të nisin 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›