E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonfigurimi i KQZ PD e PS ne prove force ne seancen parlamentare

Në seancën e sotme mazhorancën dhe opozitën e pret nje tjetër prove force, pas dekretimit te ministrave te rinj. Zëvendësimi i anëtarit të LSI-se ne Komisionin Qendror te zgjedhjeve do te testoje edhe njëherë tjetër shumicën përballe aleancës se re Rama-Meta. Nuk ka kompromis pak orë para votimit dhe kreu i socialistëve Edi Rama nuk ka lënë shteg për një marrëveshje.
Por gabimet e së shkuarës mund t’i kushtojnë kryesocialistit në këtë moment. Tre deputetët e pavarur Asllan Dogjani, Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli janë larguar nga Partia Socialiste për shkak të prishjes sëe marrëdhënieve me kryetarin.
Duket se të tre këta deputetë po votojnë në një linjë kohët e fundit. Njëri prej tyre paralajmëroi votën pro zëvendësimit të Ilirian Muhos në KQZ.
Mbetet për t’u parë reagimi i kreut të LSI-së Ilir Meta në seancën e nesërme. 4 vite me parë ai nuk foli shumë në seancë, por tregoi se nuk e lë të kalojë lehtë një situatë të tillë.
Ligji parashikon një shumice të thjeshtë votash për zëvendësimin e anëtarit të KQZ, por votimi u shty në seancën e shkuar. Mazhoranca arriti të siguroje 72 vota në dekretimin e ministrave të rinj, dhe kreu i saj Sali Berisha duket se bazohet pikërisht në llogaritë e votimit të kaluar kur ndërmori këtë nisëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›