E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Qafë Mali-Fierzë, makina në humnerë

FIERZE- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë. Një makinë ka përfunduar në humnerë në kohën që ishte duke udhëtuar në këtë aks. Në humnerë ka përfunduar makina tip audi me targa angleze. Nga ky aksident mësohet se kanë mbetur të plagosur tre fëmijë. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Tropojës, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa bëhet e ditur që një person tjetër i përfshirë në aksident ndodhet i bllokuar poshtë automjetit. Policia e Tropojës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të dituer se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështia në rrugë. Nuk dihet ende gjëndja e personit të bllokuar poshtë makinës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›