Durrës, bllokohet mbledhja e KRRT-së
DURRES- Bllokohet mbledhja e radhës në Këshillin e Rrregullimit të territorit në Durrës. Shkak është bërë mosparaqitja e përfaqësuesve të prefekturës në këtë këshill si dhe mungesa e këshilltarëve të djathtë të bashkisë. Bashkia ka mësuar vetëm këtë mëngjes vendimin e prefektit Genci Alizotaj. Bashkia ka shprehur habi për vendimin e fundit të prefektit duke thënë se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare për këtë, ndërsa ka mësuar lajmin sot në mëngjes kur i ka pyetur në telefon këta anëtarë për mungesën e tyre.
Në Durrës KRRT përbëhet nga 14 anëtare ku 4 janë të zgjedhur të prefekturës, tre nga Këshilli Bashkiak dhe pjesa tjetër drejtues administrate të bashkisë dhe institucioneve si Drejtoria rajonale e monumenteve, dhe ajo e mjedisit. Së fundmi po vërehet një ashpërsim i marrdhënieve mes forcave politike në qytet që po bllokon linjat normale të komunikimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)