Mali i Zi, regjistrohet viktima e parë e A/H1N1
PODGORICË- Në Malin e Zi u regjistrua rasti i parë i vdekjes nga gripi A (H1N1), njoftoi sot Instituti malazez i Shëndetit Publik.
Të hënën, një 65-vjeçar nga Podgorica u shtrua në spital me vështirësi në frymëmarje dhe temperaturë të lartë, tek i cili u diagnostikua më pas infeksion i rëndë në mushkëri.
Njoftohet se pacienti, edhe pse u gjend nën një kujdes intensiv, vdiq pardje në mbrëmje.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi edhe se në Malin e Zi janë regjistruar 14 raste të reja të të infektuarve nga ky lloj gripi.
Deri tani janë konfirmuar 92 raste me virusin A/H1N1.
(m.a/BalkanWeb)