Ndryshime në ligjin e pronave, shkrihen zyrat rajonale të AKKP
TIRANE- Qeveria shkrin zyrat rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qarqe dhe e përqëndron të gjithë këtë proces në duart e Agjencisë në Tiranë. Kjo do të thotë se të gjitha vendimet lidhur me pronat, nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji do të jepen vetëm nga ky institucion, i cili do të ketë të drejtën të rishikojë edhe vendimet e mëparshme të dhëna nga zyrat rajonale. Ky është ndryshimi që propozhet në ligjin e pronave, i cili është miratuar nga komisioni parlamentar i ligjeve.
Drejtori i agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave, Elvis Cefa ka deklaruar se kompensimi financiar i ish pronarëve parashikohet të përfundojë në vitin 2011. Sipas tij, janë rreth 8 mijë kërkesa në proces shqyrtimi.
“Fillimi i procesit të kompensimit fizik nuk është i mundur momentalisht për arsye se duke qenë se në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të pronave janë në gjendje 8000 kërkesa të reja të cilat nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare, pra nuk është vendosur nëse këto kërkesa janë të vlefshme apo nuk do të jenë të vlefshme. Pra nuk mund të fillojmë procesin e kompensimit fizik pa mbaruar më parë procesim e njohjes dhe të kthimit. Në vitin 2011 mund të fillojmë të mendojmë teknikisht për fillimin e procesit të kompensimit fizik ” shpjegon drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Elvis Cefa.
Projektligji i ri i njeh të drejtën e subjekteve të shpronësuara për të ankimuar vendimet e Agjencisë së Kthimit dhe Komepsimit të Pronave në Gjykatën e Tiranës brenda një afati kohor prej 30 ditësh.
(e.n/News24/BalkanWeb)