E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët të vendosur, veto për Maqedoninë në 7 dhjetor

ATHINE- Zëvendësministri i jashtëm grek, Dimitris Drucas ka deklaruar se pa zgjidhjen e çështjes së emrit nuk do të ketë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

I pyetur për kontaktet bilaterale me liderët në Maqedoni, dhe se ato kontakte a janë pjesë e procesit që po zhvillohet nën ombrellën e OKB-së, Drucas ka deklaruar se negociatat për emrin po zhvillohen vetëm nën patronazhin e OKB-së.

“Kontaktet direkte nuk janë të dëmshme, por përkundrazi ndihmojnë procesin. Kur keni një linjë të pastër duhet të keni besim në drejtimin tuaj”, theksoi Drucas për gazetës greke “Elefterotipia”

Ditën e sotme Drucas ka pasur takim me zëvendës-sekretarin amerikan të shtetit Xhejms Stajnberg, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri grek, Jorgos Papandreu.

Ata rreth një orë ka zhvilluar bisedime, në të cila janë përmendur shumë çështje bilaterale dhe vizita e paralajmëruar e Papandreut në Uashtington.

Liderët grek kanë njoftuar zyrtarin amerikanë për gjitha zhvillimet në rajon, dhe posaçërisht për faktin se Athina zyrtare po angazhohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BË deri në vitin 2014.

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu dhe zëvendësministri i jashtëm, Dimitris Drucas edhe dje në takimet e ndara me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski kanë përsëritur qëndrimet e njohura greke lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë Milloshoski, i cili është ndarë i zhgënjyer nga takimi me krerët e shtetit grek, të cilët kanë dhënë sinjale të qarta se vendimi për të arritur kompromisin i takon Shkupit dhe se Greqia është e qartë me “vijën e saj të kuqe” lidhur me pozicionet për emrin. Papandreu dhe Drucas kanë përsëritur se pa zgjidhjen e kontestit të emrit, nuk do të ketë anëtarësim apo dhënie të datës për Maqedoninë.

“Nuk ka dallime në pozicionet e Greqisë lidhur me aspiratat e Maqedonisë për fillimin e negociatave me BE-në. “Në prag të Samitit të BE-së, Greqia duhet të mendojë për hapat e saj dhe të jetë pragmatike në raport me evrointegrimet që i synon Maqedonia”, ka theksuar Milloshoski. Ai ka shtuar se nëse nuk do të jetë data për fillimin e negociatave për anëtarësim në agjendën e 7 dhjetorit në Samitin e BE-së, atëherë sipas tij, do të rrënohet kredibiliteti i BE-së dhe Komisionit Evropian. Greqia përveç ndryshimit të emrit të shtetit, kërkon edhe ndryshimin e emërtimeve që mbajnë emrin “maqedonas”, duke përfshirë identitetin, gjuhën dhe emërtimet e tjera në të gjitha sferat.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›