E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në “Qafë Thanë-Pogradec”, një grua e lënduar

Një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sote rreth orës 12:45, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”.

Mësohet se shtetasi I. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja S. Ç., pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Me shtetasin I. Ç. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›