E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Qafen e Koshovices vdesin dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Levan në afërsi të fshattit Zhupan, pikerisht në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës. Një automjet tip audi me targa FR 55 73 D është përplasur me një kamion të ngarkuar me materiale ndërtimi dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën, kurse një i tretë është i plagosur. Viktimat janë Taulant Troka dhe një person ende i paidentifikuar, banorë të fshatit Kafaraj, të cilët po udhëtonin drejt Fierit. Drejtuesi i mjetit B. Troka 28 vjeç ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore .Sipas të dhënave të para të policisë rrugore, aksidenti ka ndodhur pasi 28 vjeçari B. Troka ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy automjete, që udhëtonin në krahun e kundërt të rrugës. Fillimisht audi është përplasur me një veturë dhe më pas ka dalë në krahun tjetër, duke u përplasur me kamionin në pjesën anësore të tij. Supozohet se shkak i humbjes së kontrollit të mjetit tip audi ka qenë një krizë epilepsie e 28 vjeçarit që drejtonte automjetin . Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethaneve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›