E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilisht/ Zhduket një minorene, letër familjarëve para ikjes

Korçë- Një 16-vjeçare është shpallur e zhdukur pas denoncimit të familjarëve të saj në Bilisht të Korçës. Mësohet se Eriselda Qelepiri është larguar mëngjesin e së premtes nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Prindërit kanë gjetur në dhomën e saj një letër dhe kanë denoncuar në polici pasi kanë frikë se vajza mund të trafikohet.

“Më falni që po ju lë me turp. Unë po largohem nga shtëpia, por jo me atë që dini ju. Ju lutem mos më kërkoni më. Unë ju dua fort”- shkruhet në letrën e minorenës së zhdukur.

Babai i vajzës Klajdi Qelepiri ka denoncuar dje zhdukjen e saj duke thënë se në letër vajza sqaronte se po largohej me një tjetër, jo me të fejuarin e ardhshëm, person që familja sështë në dijeni.

Policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e vajzës dhe po hetohet edhe në pistën e largimit me dëshirë. Uniformat blu kanë shpërndarë foton e minorenëns nëpër komisariate për të parandalur nxjerrjen e saj nga Shqipëria.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›