E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës,hedhin inerte në autostradë, aksidentohet makina, 1 i vdekur

KUKES- Hedhja e një sasie inertesh në mes të autostradës Rrëshen- Kalimash, gjatë natës, ka shkaktuar një aksident të rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

Viktima është drejtuesi i automjetit, Sokol Biba, ndërsa dy të plagosurit, pasagjerë në makinë, janë në gjëndje të rëndë për jetën dhe po mjekohen në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Sipas poliisë makina është përplasur me një grumbull inertesh të hedhura nga fshatarë të zonës shumë pranë tunelit hyrës në Fan, pjesë e autostradës Rrëshen-Kalimash. Policia arrestoi dy fshatarët të dyshuar si përgjegjës të hedhjes së inerteve. Ata janë Nikolle Xheci 48 vjec nga Mamurasi dhe Zef Nikolli 49 vjec nga Fani.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›