Gramsh, hajduti hyn në shtëpinë e policit, i vjedh armën e bizhu floriri
GRAMSH- Një 27 vjecar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për grabitjen e banesës së një polici, në lagjen Sporti të Gramshit.
Ngjarja është shënuar gjatë natës duke u gdhirë e premtja. I riu ka arritur të vjedhjë me thyerje banesën e shtetasit A.M aktualisht polic i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Sipas policisë, Vladimir Shuli ka vjedhur armën personale të policit, 4 mln lekë, si dhe një sasi të konsiderueshme bizhush floriri dhe sende të tjera me vlerë.
Vetë polici ka bërë denoncimin në rajon. Brenda një kohe të shkurtër është bërë identifikimi e më pas arrestimi i të riut nga fshati Kukur i Gramshit.
I riu nga fshati Kukur është arrestuar në flagrancë bashkë me të gjitha materialet e vjedhura, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)