E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Me emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet turku

Një shtetas turk ka rënë në pranga të policisë pasi u kap duke transportuar me makinën e tij 5 emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi në drejtim të Shkodrës.

Në pranga ra E. P., 39 vjeç, banues në Turqi.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip “Peugeot”, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti “Peugeot”, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›