E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratiset e kërkuara për trafik droge, arrestohen policët që e ruanin

policia-makineNjë 39- vjeçare, e cila gjendej në arrest shtëpie, është arratisur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ermira Beqiraj, e akuzuar për trafik droge, kishte pesë muaj që ishte në arrest shtëpie.

Policia ka vendosur postblloqe në të gjithë qytetin për të mundësuar kapjen e saj.

Dhe meqë Ermirën nuk e kapin dot, ata arrestuan dy policët që e ruanin atë.

Policia bëri me dije se të arrestuarit janë efektivët Meki Xhika dhe Gëzim Ago.

Edhe vjet dy policë u arrestuan në Elbasan pasi një person që e kishin nën ruajtje në arrest shtëpie, u arrestua ndërkohë që ata bënin roje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›