E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Shijak, humb jetën 62-vjeçari

Foto ilustruese

Shijak Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një autoveturë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 në kryqëzimin e Katër Rrugëve në Shijak.

62-vjeçari, Gjon Deda po udhëtonte me motoçikletë dhe përplasja me një automjet tip Vosvagen me targa DR 9007 D, që drejtohej nga Lorenc Lala i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nga policia ende nuk ka një version lidhur me shkakun e aksidentit fatal ndërsa në pranga është vënë drejtuesi i automjetit, 33-vjeçari Lala. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›