E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Lezhë: Politika, nevojë për të rinjt

Edi Rama në Lezhë me të rinjt

Prej 4 ditësh PS është përfshirë në një aksion politik, atë të riregjistrimit të anëtarëve, ku të rinjtë lezhjan kanë shprehur interes për tu bashkuar me programin e PS Për një Rilindje Shqiptare.

Kryetari i PS-së, Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit me të rinjtë është shprehur se politika ka nevojë për mbështetjen e të rinjve. Sipas tij pa ndryshuar politika nuk mund të ndryshohet mjedisi dhe realiteti. Me PS mundësia e ndryshimit është më e madhe, tha kryesocialisti Rama duke ftuar të rinjtë lezhjan që bashkë me PS të bëjnë politiken e vërtetë.

Lideri i PS më tej theksoi se të rinjtë nuk duhen të qëndrojnë larg politikës duke menduar se mos shpëtojnë nga politika. Të merresh me politikë do të thotë që ëndrrave tu japësh fuqi të plotë.

Duke iu referuar programit Për një Rilindje Shqiptare Rama tha se  parashikon një transformim rrënjësor për jetën e të rinjve shqiptarë dhe se shoqëria duhet të vendos në themelet e saj drejtësinë dhe jo padrejtësinë që mbizotëron sot. Ne riregjistrimin nga e parë të PS Lezhe, janë bërë 326 anëtarësime të reja. /Lindita Kokaj/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›