E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Shkoder 3 viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin rrugor Shkodër-Bushat në afërsi të Urës së re të Bunës, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend 3 persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06 e 30 minuta kur shtetasi Glesar Zaganjori 21 vjeç, teksa udhëtonte shpejt me automjetin e tij tip Renault Klio me targa AA 140 DX ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor dhe pastaj edhe me dy kalimtare të rastit. Për pasoj kanë mbetur të vdekur në vend drejtuesi i mjetit 21 vjeçari Glesar Zaganjori dhe dy shtetaset të cilat po ecnin me biçikleta në trotuarin e rrugës. Sipas policise lokale viktimat jane Xhevahire Dibra 67 vjeç dhe Satbere Belinova 59 vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën shtetasja Rezarta Cami, e cila ka qënë në automjetin i cili drejtohej nga 21 vjeçari Glesar Zaganjori. Në vendngjarje policia ka arritur në konkluzion se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit ndaj mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›