Thaçi: Deklaratat e Nikoliç, prapambetje e trashëguar nga Millosheviçi

Serbia do jetë spektatore kur Kosova të anëtarësohet në OKB
“Tomislav Nikoliç është një humbës i madh. Ashtu si është larguar i turpëruar nga Kosova në vitin 1999 ashtu do të ndodhë sërish, ka thënë kryeministri kosovar Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit serb se do ta përdorë edhe forcën ushtarake nëse është nevoja për ta ruajtur Kosovën
Kryeministri i Kosovës Thaçi tha se deklaratat e tilla janë mesazhe të këqija të Serbisë në raport me Kosovën por edhe për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin fqinjësor në rajon. Thaçi theksoi se mesazhet e Nikoliçit burojnë nga periudha dhe mentaliteti i Milosheviçit, të cilat kanë shkaktuar dhimbje të mëdha për popujt në Ballkan.
“Një fjalor i tillë u ka shkaktuar kriza dhe vuajtje të mëdha popujve, ka shkaktuar edhe gjenocidin në Kosovë nga ana e Serbisë, ku pjesëtarë të këtij regjimi ndër kryesorët kanë qenë dhe Nikoliç edhe Daçiç”- deklaroi Thaçi.
Sa i përket dialogut të mundshëm politik mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri kosovar theksoi se në fillim duhet të ndodh implementimi i të gjitha marrëveshjeve dhe më pas bisedimet.
Sa i përket ndryshimeve të mundshme në koalicion, Thaçi tha se janë thjesht spekulime mediatike.