E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autori i masakrës në Denver del sot para gjykatës

23-07-2012 / Gazeta 55

24-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e 12 personave në një kinema në Kolorado të Shteteve të Bashkuara pritet të paraqitet, para gjykatës për t’u përballlur me akuzat.

I dyshuari, Xhejms Houms, po mbahet në paraburgim nën dyshimet për vrasje të shumëfishtë të shkallës së parë në një kinema në Aurora afër Denverit mesnatën e së enjtes.

Të dielën mbrëma, mijëra persona u mblodhën në Aurora për të kujtuar viktimat.

Presidenti amerikan, Barak Obama, i cili vizitoi një spital në Aurora tha se ka përqafuar dhe ka derdhur lotë me të mbijetuarit dhe të afërmit e tyre.

Obama tha se u ka bërë atyre me dije se i tërë vendi “po mendon për ta”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›