Betohet sot Presidenti Bujar Nishani

Zhvillohet sot në orën 18:00 në sallën e seancave plenare, ceremonia e betimit e Presidentit të zgjedhur të Republikës Bujar Nishani.
Pas betimit dhe këndimit të Himnit Kombëtar, Presidenti i Republikës do të mbajë para Kuvendit një fjalë përshëndetëse.
Në këtë seancë plenare është i ftuar Trupi Diplomatik si dhe personalitete të jetës politike, shoqërore dhe fetare të vendit.
Në sallën e zbukuruar do të ketë ushtar roje nderi, si dhe solist dhe kori i Operas për të kënduar Himnin Kombëtar. Në monitor do të shfaqet Flamuri kombëtar dhe logoja e "100 Vjet Pavarësi" .
Policia masa për ceremoninë zyrtare para Presidencës
Policia e Kryeqytetit njofton se ka marrë të gjitha masat për për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të ceremonisë zyrtare para Presidencës në Tiranë. Në deklaratën e shpërndarë për mediat njofton se: “Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të kësaj ceremonie zyrtare”- thuhet në deklaratën e policisë, ndërkohë që fton të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, lidhur me bllokimin e segmenteve rrugore:
Rrugët që do të bllokohen gjatë ceremonisë zyrtare:
Duke filluar nga ora 06.00 – 22.00 e datës 24.07.2012 ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët përgjatë Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” duke filluar nga Ura e Lanës deri tek sheshi “Nënë Tereza” Tiranë.
Duke filluar nga ora 06.00 – 22.00 e datës 24.07.2012 ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët e rrugës “Abdyl Frasheri” duke filluar nga bulevardi “Dëshmoret e Kombit” deri tek kryqëzimi i rrugës “Ibrahim Rugova” (Librit Universitar).
Po ashtu lutemi qytetarëve për mosparkimin e automjeteve në Sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.
Duke filluar nga ora 17.00 – 22.00 e dates 24.07.2012 ndalohet qarkullimi i automjeteve përgjatë Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” duke filluar nga Hotel “Rogner” deri tek sheshi “Nënë Tereza” Tiranë.