E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë- I vihet zjarri makinës së kreut të komunës Kaçinar

Lezhë- Persona ende të pa indetifikuar i kanë vënë mbrëmjen e djeshme zjarrin makinës së kryetarit të Komunës Kaçinar në Lezhë.

Sipas raportimeve të policisë makina e Petrit Bardhit ka qenë e parkuar para shtëpisë, ndërsa autorët e ngjarjes kanë thyer xhamat e saj dhe më pas e kanë lyer me benzinë duke i vënë flakën.

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar Bardhi duke akuzuar rivalin e tij në zgjedhjet vendore dhe njëkohësisht ish- kreun e komunës. Sipas Bardhit kjo ka ndodhur sepse ai disa ditë më parë ka lëshuar deklarata të forta në emër të paraardhësit dhe vëllait të tij.

Flakët në makinë kanë alarmuar banorët e zonës, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer ekspertizën për të nxjerrë më tepër detaje mbi mënyrën se si kanë vepruar autorët.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›