Aksident në Shkodër, një në koma

Aksidenti në Vaun e Dejës,Shkodër
Janë plagosur në gjendje të rëndë dy drejtues motoçikletash që janë përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër- Mjede- Vau Dejës, në vendin e quajtur Mbi Suke, në hyrje të Urës në Vau-Dejës.
Një mjet çiklomotorr tip DAJAN, 49 ç, me targe SH 2 A 47, me ngjyre të zezë,që drejtohej nga 22-vjeçari, Ervin Lleshi, ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë në krahun tjetër të drejtimit të lëvizjes dhe duke u përplasur me një çiklomotor tip Yamaha, pa targa, me ngjyre jeshile, që drejtohej nga shtetasi Ermir Mustafa, 23 vjeç, lindur e banues në fshatin Kosmaç Komuna Bushat të rrethit Shkodër, ku gjithashtu udhëtonte si pasagjer dhe shtetasi Afrim Avdija.
Si pasojë e kësaj përplasje janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit Shkodër, në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Shkodrës, shtetasi Ervin Lleshi është dërguar për një mjekim me të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa shtetasi Ermir Mustafa ndodhet i shtruar në spitalin rajonal Shkodër, në repartin e reanimacionit në gjendje kome. Policia ka kryer veprimet procedurale e hetimore dhe ka nisur procedimi penal për Ervin Lleshin Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /A.Dushi/