E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Dako çel sezonin turistik në Durrës

Çelja e sezonit në Durrës, kryetari i bashkisë Vangjush Dako duke luajtur me të rinjtë

Është çelur në plazhin e Durrësit sezoni turistik i këtij viti. Me këtë rast Bashkia e Durrësit kishte organizuar një sërë aktivitetesh në rërë, si dhe një program artistik.

Kryebashkiaku Dako i është bashkuar aktiviteteve sportive me të rinjtë në bregdetin e Durrësit. Më pas ai deklaroi tw hapur sezonin turistik. Në fjalën e tij deklaroi se, turizmi është një prioritet i bashkisë dhe se qyteti ynë është i gatshëm për të pritur në mënyrën më të mirë të mundshme qindra mijëra pushues që do të vijnë jo vetëm nga trojet shqiptare por edhe më gjerë.

Qyteti ynë si gjithmonë do t’u ofrojë këtyre pushuesve mikpritjen, akomodimin, komoditetin, shërbimin e pakursyer, por edhe pasuritë e mëdha të trashëgimisë kulturore, evenimente artistike e çdo gjë tjetër që do të mund t’ua kthejë këto ditë pranë kësaj pjese të Adriatikut në të paharrueshme. Turizmi ka qenë dhe mbetet prioriteti i bashkisë sonë dhe promotori i zhvillimit ekonomik ndaj meriton vëmendjen e të gjitha palëve për të punuar sa më shumë në përmirësimin e infrastrukturës së këtij sektori kaq të rëndësishëm, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. /Mark Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›