E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësuesi grek që i dha jetë nxënësit shqiptar

Riza Poda duke i dorëzuar Certifikatën e Mirënjohjes Aleksandër Filipidisit

Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve kanë shënuar herë pas herë incidente të rënda të shfaqjes së urrejtjes nga njëri-tjetrit. Por historia e një mësuesi grek, cili i shpëtoi jetën një nxënësi shqiptar tregon se në marrëdhëniet mes dy popujve të vendeve fqinje ka edhe shembuj të jashtëzakonshëm.

Në një atmosfere të gëzuar, konsulli i Shqipërisë në Selanik, Riza Poda, ka nderuar drejtorin e shkollës fillore në Efkarpia, Aleksandër Filipidis, për iniciativën që i shpëtoi jetën një nxënësi shqiptare, para katër vjetësh.

Ai mblodhi fonde për kurimin e Ilia Demirit, i cili u diagnostifikua me kancer. Filipidis ndërmori fushatën për të kërkuar ndihmë financiare për kurimin e nxënësit shqiptar në Francë. Iliai është me origjinë shqiptare por ai ka lindur në Greqi. Sot ai mund të ecë dhe luaj në mënyrë të shkujdesur.

Ne nuk mblodhëm vetëm 80 mijë euro sa nevojiteshin por 120 mijë me anë të dhurimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve, shprehet Filipidis.

Babai i nxënësit, Elton Demiri, shprehur falënderim për mësuesin dhe për të gjithë njerëzit të cilët dhuruan para për kurimin e djalit të tij. Djali im qëndrojë për disa kohë në Paris por ai mezi priste të kthehej tek miqtë e tij, shprehet Demiri.

Ministri shqiptar i Arsimit, Myqerem Tafai, ka firmosur për mësuesin grek një Certifikatë Mirënjohje. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›