E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 3 në pranga, për vjedhje dhe drogë

Arrestohet për vepra penale, foto arkiv

Policia e Durrësit ditën e djeshme ka arrestuar 3 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Polica ka arrestuar shtetasin, Mario Shaba, 21 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar ne banesën e tij, iu sekuestrua një motoçikletë dhe dy qese farmaceutike me peshë 3.95 gram me kanabis .

Ndërkohë, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit, Benet Karja, 40 vjeç, nga  Durrësi dhe Fatbardh  Çela, 37 vjeç, nga Përmeti. Këta dy persona u arrestuan pasi, në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Kënetës, gjate kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz Mercedes me targa AA 232 BV, i cili drejtohej nga shtetasi Benet Karaj dhe si pasagjer udhëtonte shtetasi Fatbardh Çela, iu gjetën dhe iu sekuestruan dy qese te mbështjella me natriban, brenda së cilave ndodhej një sasi lënde e dyshuar si narkotike e llojit kanabis. /Mark Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›