E Shtunë, 31 Tetor 2026

KShH: Presidenti me 84 vota

Kryetarja e Komitetit Shqiptar te Helsinkit Vjollca Meçe sqaron, se fryma e Kushtetutës shqiptare parashikon një president mbi palët dhe ne përputhje me këtë fryme, si dhe për te ruajtur pavarësinë e sistemit te drejtësisë, duhet qe kreu i shtetit te zgjidhet me 84 vota. Juristja Vjollca Meçe nënvizon nevojën e një reforme kushtetuese, por për shkak se zgjedhja e presidentit është vetëm pas një viti, sipas saj është e justifikuar ndërhyrja vetëm për ndryshimin e nenit 87, qe parasheh këtë procedure. Ne 21 prill te vitit 2008 ndryshimet kushtetuese bene, qe kreu i shtetit ne raundin e katërt te zgjidhet me shumice te thjeshte, gjë qe i jep mundësinë maxhorances aktuale te zgjedhe presidentin pa pasur nevojën e konsensusit te opozitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›