E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tepelenë-Ballsh, vdes foshnja 4 muajsh

Fier-Një foshnje 4-muajsh ka humbur jetën, kur makina me të cilën po udhëtonte së bashku me familjen ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Tepelenë- Ballsh, ne vendin e quajtur Greshicë, në Mallakastrës.

Një mjet tip Alfa Romeo me targa Greke CKK 9720 është rrëzuar nga një lartësi anës këtij segmenti rrugor, e për pasojë ka gjetur vedekjen fëmija. Sipas policisë mjeti drejtohej nga Dashnor Boraj, 34-vjeç, babai i fëmijës.

Familja Boraj ishte nisur nga Greqia për të shkuar pranë familjes në fshatin e tyre të lindjes në Romës të Mallakatrës. Në makinë në momentin e aksidentit ndodheshinbashkëshorja dhe dy fëmijë, më i vogli 4 muajsh dhe fëmija tjetër 5-vjeç. Policia ende nuk ka dhënë ndonjë shkak të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›