E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda kryeqytetit, tre vdekje nga motoçikletat në 48 orët e fundit

 

Megjithëse Policia e Tiranës ka deklaruar për një sërë masashqë policia rrugore ka marrë me qëllim uljen e numrit të aksidenteve, vetëm gjatë 48 oreve të fundit janë regjistruar gjashtë aksidente, ku për pasojë janë vrarë tre persona dhe plagosur rëndë tre të tjerë. Pavarësisht se në kryqëzimet e kryeqytetit konstatohen forca të shumta të policisë rrugore e asaj të rendit, të cilët stimulojnë uljen e shpejtësisë së makinave, si dhe masat e tjerë që policia ka marrë sërish numri i aksidenteve është rritur frikshëm, ku pothuajse çdo ditë shënohen viktima.

Aksidentet

Vetëm dy ditë më parë policia ka çuar në qeli tre persona si përgjegjës të aksidenteve të ndodhura në Tiranë. Kështu një emigrant 19-vjeçar i identifikuar si Sokol Baci u arrestua sepse në kryqëzimin e rrugëve "Avdyl Frashëri" me rrugën "4 Shkurti", duke drejtuar automjetin tip -Benz me targa Tr.1851 K, është përplasur me motorin "Lifan", me targa TR 583 D, i drejtuar nga shtetasi Ilirjan Lika, 45 vjeç. Për pasojë ky i fundit gjeti vdekjen e menjëhershme. Në të njëjtë ditë u arrestua Rexhep Doka, 27-vjeç, sepse në rrugën e "Dibrës", duke drejtuar motorin "Zongshen", me targa Tr. 745 D, ka aksidentuar këmbësorin Enver Zeneli, 65-vjeç, i cili ndodhet në SQU, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjithashtu po në të njëjtën ditë u arrestua Ervin Anastasi, 29-vjec, pasi në rrugën "Niko Avrami", duke drejtuar automjetin veturë "Benz", me targa Tr.9252 M, është përplasur me çiklomotorrin "Honda", me targa TR 3A44, i drejtuar nga 16-vjeçari Kastriot Hoxhallari, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa tri ditë në rrugën "Myslym Keta" Eduart Duka, 40-vjeç, ka pwrplasur me automjetin e njw motor, qw drejtohej nga Bart Pavli, 25-vjeç dhe për pasojë ky i fundit gjeti vdekjen. Gjithashtu u arrestua Klajdi Dervishi, 26-vjeç pasi aksidentoi 52-vjeçaren Vjollca Disha, si dhe djalin e saj Klaudio Disha, 18-vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që një aksident ende pa të autor të identifikuar ndodhi në afërsi të kthesës së Kamzës ku gjeti vdekjen këmbësori Përparim Laci, 50-vjeç.

Shkaqet

Shpejtësia tej normave të lejuara, dhe papërgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve është shkaku i aksidenteve që kanë ndodhur në Tiranë tri ditët e fundit. Të paktën këtë version ka deklaruar policia rrugore e cila thekson se janë shtuar masat për të evituar ngjarjet rrugore gjatë këtij sezoni ku na Tiranë kanë mbërritur edhe emigrantë. Këta të fundit janë bërë shpeshherë protagonistë të aksidenteve. Përballja me të tjera rregulla rrugore, si dhe të bindur se drejtuesit vendas respektojnë rregullat e qarkullimit por që për të rezulton e kundërta janë shkaqet kryesore që bëjnë protagonistë aksidentesh emigrantët. "Emigrantët janë mësuar me rregulla strikte jashtë vendit, dhe në momentin që do të parakalojë një automjet është i bindur se ai nuk do devijojë për ti zënë rrugën por në fakt ndodh e kundërta, duke çuar dhe në përplasjen e mjeteve. Por ndodh që emigrantët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit pasi janë të sigurtë se në vendin e tyre nuk mund të ndëshkohen" thanë për "Shekullin" burime nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›