Aksident në Tepelenë, makina bie në lumë, shoferi i djegur rëndë
TEPELENë- Mesditën e sotme banorët e Tepelenës kanë gjetur në lumin Vjosa një makinë dhe drejtuesin e saj të djegur rëndë, në disa pjesë të trupit.
Nuk dihet ende se si është përfshirë në aksident makina tip benz, por drejtuesi i saj rreth të 50- tave është transportuar menjëherë drejt spitalit të Gjirokastrës.
Makina ka rënë në lumen Vjosa nga ura e Lekelit.
Policia e Gjirokastrës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin në disa pista, pasi edhe shkaqet e aksidentit janë të paqarta.
Sipas burimeve të policisë, makina tip benz ka rënë në 30 metra thellësi, ndërsa po punohet për nxjerrjen e saj nga lumi, ndërsa theksohet se makina kishte marrë flakë, pasi ishte e dëmtuar.
(m.a/BalkanWeb)