E Diel, 1 Nëntor 2026

PS mbledh në fundjavë Asamblenë Kombëtare

TIRANE- Partia Socialiste do të mbledhë në fundjavë Asamblenë Kombëtare. Pas takimit të kryesocialistit me aleatët dhe me grupin parlamentar socialist, tashmë do të jetë Asambleja Kombëtare e PS, e cila do të vendosë për hapat që do të ndiqen më tej.

Sic është bërë e ditur edhe nga aleatët socialistë, axhenda e protestave do të vendoset nga forumet e partisë më të madhe në opozitë.

Pikerisht kjo do të jetë tema kryesore e mbledhjes së Asamblesë. Midis të tjerash do të diskutohet edhe për qëndrimin ndaj Parlamentit, si dhe cështje që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm në Partinë Socialiste.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›