E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, Merkel: Solidaritet në eurozone

BRUKSEL- Marrëveshja e arrirë demostron sesi vendet e eurozonës janë të solidarizuar dhe nuk lejojnë që euroja të destabilizohet – Ka deklaruar kancelarja gjermane Angjela Merkel në fund të samitit europian. Merkel ka shpjeguar se bëhet fjalë “për një zgjidhje të përshtatshme” për të cilën Greqia ende nuk ka nevojë pasi “ka ritheksuar sot se nuk ka nevojë për ndihmë financiare” Por, sidoqoftë, ka shtuar do të duhet “një zgjidhje për një problem që nuk është menduar kur hyri euroja.”

Problemi grek, ka vazhduar Merkel, “nuk është vetëm një fakt I spekullimit por mbi të gjitha për buxhet, dicka që ka të bëjë me traktatin e Mastrich, i cili thotë se nuk duhej të ndodhte, por nëse ndodh BE duhet të gjejë një zgjidhje ashtu sic e bëri.

Gjashtëmbëdhjetë vendet që përdorin Euro-n e kanë mbështetur planin franko-gjerman për t'i ofruar ndihmë ekonomisë greke që përballet me probleme.

Kushtet e planit, që u përcaktuan mes seancave të një samiti të BE-së në Bruksel, synojnë ndalimin e krizës ekonomike në Greqi, një problem që e ka cënuar besimin tek Euroja. Sipas planit, financimi do të bëhet nga Europa, por me përfshirjen e Fondit Monetar Ndërkombëta, kusht për të cilin kishte këmbëngulur Gjermania.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›