Tepelenë, zhduket për 10 ditë, gjendet i vdekur 42-vjecari
TEPELENë- Një 42-vjecar nga Tepelena është gjetur i vdekur 10 ditë pas largimit të tij nga shtëpia. Viktima Petref Krefi u gjet sot në kanalin kryesor kullues në fshatin Jergucat. Sipas policisë kanë qënë banorët e zonës të cilët kanë parë trupin e pajetë në kanal dhe më pas kanë njoftuar policinë.
Mësohet se 42-vjecari ishte larguar nga shtëpia e tij në datën 16 mars të këtij viti dhe që prej asaj dite familja e tij nuk kishte marrë asnjë njoftim. Në bazë të hetimeve paraprake mendohet se ai ishte nisur për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë, por nuk ka mundur ta cojë udhëtimin e tij deri në fund.
Dyshohet se në momentin që ka tentuar të kalojë urën e dëmtuar mbi kanalin kullues ka rënë gjë që i ka shkaktuar mbytjen
(m.a/News24/BalkanWeb)