Aksident ne Tepelenë, vdes pasagjeri
Denis Lamka ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi automjeti tip “Benz” me te cilin udhëtonte është përmbysur rreth 20 metra nga rruga nacionale dhe ka dale ne një rruge dytësore. Ndërkohë qe drejtuesi i saj, Arnaldo Guma, është transportuar ne spital, ku pas ndihmës mjekësore mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën. Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e madhe, çka ka sjelle humbjen e kontrollit nga ana e shoferit. Këtij te fundit i është dhënë masa e arrestit ne spital.