E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitësit e Vlorës ende te paidentifikuar

Policia e Vlorës konfirmon se gjate grabitjes ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe punonjësve te policisë se shtetit dhe asaj private te filialit te bankës. Pasi kane braktisur mjetin tip “Benz”, qe ia kishin vjedhur një emigranti, mësohet se anëtarët e bandës se armatosur kane rrëmbyer një tjetër makine me targa vlore, duke detyruar shoferin te zbresë nen kërcënimin e armeve. Edhe makina e dyte është gjetur ne afërsi te fabrikës se tullave. Katër grabitësit qëlluan me arme brenda bankës, duke terrorizuar klientët e punonjësit. Ata i rrëmbyen një emigranteje një shume prej 1 milion lekesh ne kohen kur ajo po hapte një llogari bankare. Për afro 10 minuta nen terror ishte e gjithë zona tek Sheshi i Flamurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›