E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik ne Skrapar, shuhen gjashte te rinj

Ekspertet kane arritur ne konkluzionin se aksidenti qe i mori jetën te rinjve te moshës 19-26 vjeç, ndodhi si pasoje e humbjes se kontrollit nga ana e shoferit për shkak te shpejtësisë se madhe. Makina tip “Fuoristrade” me targa angleze ra 200 metra poshtë rrugës pranë fshatit Grepcke. Mjeti mbeti ne shkëmbinj pa përfunduar ne lumin Osum. Shoferi Vladimir Dulellari dhe pese miqtë e tij mësohet se janë banore te Poliçanit dhe rrethinave. Edhe pse ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 te se hënës, forcat “Renea” dhe policia nuk munden te nxjerrin kufomat gjate natës për shkak te pozicionit te vështirë. Vetëm pak dite me pare, po për shkak te shpejtësisë se madhe një familje prej katër anëtarësh u shua ne një aksident rrugor ne segmentin Levan-Tepelenë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›