E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fushë Krujë-Tiranëpërplasen 3 mjete, 2 të vdekur

TIRANE- Një aksident me dy të vdekur u shënua sot në mëngjes në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00 pranë fshatit Tapizë dhe u përfshinë 3 mjete: dy Opel dhe një Ford i cili ishte me targa italiane DL 451 Ptl.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave, apo se me cilën makinë po udhëtonin.

Policia po heton shkaqet, paraprakisht dyshohet parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›