E Diel, 1 Nëntor 2026

Florida, vajza kërkon lëmoshë për të zmadhuar gjoksin

FLORIDA - Një vajzë në Florida ka vendosur të dalë në rrugë për të kërkuar lëmoshë për një kauzë jo të zakontë: për të bërë operacion plastik gjoksin.

Christina Andreës ka kërkuar “ndihmë ekonomike” nëpër rrugët e Pensacola, duke mbajtur në dorë një pankartë: “Not homeless, need boobs”, (nuk jam e pastrehë, kam nevojë për gjoks).

Vajza ka rrëfyer për portalin ëeartv.com se: “Dua të kem gjoks më të madh sepse nuk jam e kënaqur me këto që kam dhe mendova se kjo është një mënyrë e mirë për t'i pasur”.

Më tej ajo ka shtuar se: “Njerëzit kërkojnë të holla sepse thonë se janë të pastrehë, ndërsa unë nuk jam. Jam thjesht e ndershme”

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›