E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi i ri i Arta Dobroshit, premierë në Dokufest

PRIZREN - Arta Dobroshi ka zgjedhur Prizrenin, vendlindjen e gjyshes së saj, Rahmije Dobroshi, për të shfaqur premierën e filmit më të ri.

Filmi i ri “kosovar” i Artës quhet “Bashk” dhe është realizuar nën regjinë e Daniel Mulloy.

Krahas aktores së famshme shqiptare në film luan edhe Atis Shala. Arta është edhe producente e filmit, së bashku me Daniel Mulloy dhe Nita Deda.

Premiera e filmit do të shfaqet më 21 gusht në festivalin e filmave dokumentar, “Dokufest”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›