E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tiranë-Vorë, 3 të vdekur


Përplasja e një takisë në autostradën Tiranë- Durrës ka sjellë vdekjen e tre personave. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të ditës së enjte në kilometrin 6-të të autostradës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka bërë të mundur këqyrjen e vendit të ngjarjes, nga ku nga hetimet e para ka rezultuar se shkak ka qenë humbja e kontrollit të taksistit i cili më pas është përplasur me bodrurën dhe ka dalë jashtë rrugës duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve të tij , 20 vjeçares nga Kosova, Legjenda Sadiku si dhe të djalit më të cilin ajo ishte i shoqëruar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë I ditur. Ndërkohë që drejtuesi i automjetit, Astrit Daçi, 45 vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak të Tiranës ku është pse ka marrë ndihmë e parë mjeksore nuk ka mundur të mbijetojë duke gjetur vdekjen. Trupat e pa jetë të dy pasagjerëve janë dërguar në morgun e Tiranës ku po punohet për të bërë të mundu identifikimin e djalit, i cili është rrethe 30 vjeç. Ndërsa policia po heton për të zbardhur këtë ngjarje, ku dy pistat kryesore janë shpejtësia tej normave të lejuar së taksisë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›