Rama: Protesta nuk do të ndalet. Deri në fund nën dritaren e Berishës
Maxhoranca dhe opozita janë përplasur në distancë, në të njëjtën kohë, në dy seri fjalimesh të mbushura me akuza ndaj njëri-tjetrit; njëra palë nga salla e Parlamentit, ndërsa tjetra nga mitingu në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ne foltoren e improvizuar para godines se kryeministrise, deputetë socialiste si edhe eksponente te opozites, kanë rikonfirmuar vijimin e greves se urise si dhe protestes, deri ne realizimin e gjashtë kerkesave te bera tashmë publike.
• PD “sulmon” nga Kuvendi Edi Ramën
Edi Rama, gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes, deklaroi se opozita nuk do të ndalet së protestuari nën dritaren e kryeministrit, si edhe në gjithë Shqipërinë. Ndërkaq thirrjet e të gjithë përfaqësuesve opozitarë kanë qenë për mitingun e ditës së nesërme, e cila do të mbahet në dyjavëshin e fillimit të grevës së urisë.
“Ejani nesër në orën 18:00 për Arbenin tjetër, Skënderin, Taulantin, Agimin, për Besnik Baren që pasi mori serumet në spital u rikthye në çadër, I pangrënë, për të luftuar bashkë me ata djem e vajza, burra e gra që sot meritojnë respektin e çdokujt, jo vetëm respektin e mbështetësve të opozitës, por respektin e çdo shqiptari. Turp për ata që kanë guxuar dhe guxojnë të hedhin fjalë shpotitëse mbi këta njerëz që sot dëshmojnë se në Shqipëri është e mundur një betejë për lirinë, se në Shqipëri është e mundur një betejë për parime e vlera pa të cilat bashkëjetesa jonë në këtë vend bëhet e pakuptimtë dhe pa të cilat qeverisja në këtë vend do të mbetet një sundim për ta mbajtur tërë popullin të gjunjëzuar me bukën e qeverisë” tha Rama.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 13 maj 2010 ) < I mëparshmi