Incidentet në manifestimet e PS, MB: Të nxitura nga persona me precedentë penalë
Nje ditë pas përplasjeve mes protestuesve socialistë dhe forcave të policisë në Korcë e Tepelenë, Ministria e Brendshme njofton se janë këto incidente janë kryer dhe nxitur nga persona me precedentë kriminalë, ndërsa i bëhet thirrje PS të distancohet prej tyre dhe të heqë dorë nga veprimet dhe manifestimet që cënojnë rendin dhe ligjin. Ministria e Brendshme akuzon gjithashtu PS se po angazhon në manifestime edhe punonjësit, policët bashkiakë dhe zyrtarët e administratës të njësive vendore që ajo qeveris.
“Përfshirja e personave me precedentë kriminalë në manifestimet në kundërshtim me ligjin që ka zhvilluar Partia Socialiste në disa qarqe të vendit, përbën një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë publike. është evident tashmë edhe fakti se Partia Socialiste po angazhon në manifestimet e saj të paligjshme edhe punonjësit, policët bashkiakë dhe zyrtarët e administratës të njësive vendore që ajo qeveris. Ministria e Brendshme i bën thirrje Partisë Socialiste të distancohet nga personat me precedentë kriminalë të angazhuar në aksionet e saj politike, të mos keqpërdorë administratën vendore që ka nën kontroll, dhe më e rëndësishmja të heqë dorë nga veprimet dhe manifestimet që cënojnë rendin dhe ligjin.Ministria e Brendshme, duke i bërë thirrje Partisë Socialiste të ndalë kërcënimet ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit, shpreh mbështetjen e plotë për punën dhe angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të cilat në çdo rast kanë qëndruar në lartësinë e detyrës, duke mbrojtur ligjin e njëherësh duke respektuar maksimalisht të drejtat dhe liritë e qytetarëve” thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme. < I mëparshmi