E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD sulmon nga Kuvendi Edi Ramën

Seanca e kësaj jave ne kuvend ishte një sulm i përqëndruar me akuza ndaj grevës së opozitës sipas fjalimeve të deputetëve të djathtë në 60 minuta diskutim të lirë. “Ajo që e dallon ngjarjen e Korçës është sjellja prej rrugaçësh e deputetëve të PS që e udhëhiqnin atë. Me qëndrime ‘hidh gurin dhe fshih dorën’ duke u fshehur pas një imuniteti parlamentar dhe me fjalë fyese e sharje banale në adresë të policisë dhe drejtuesve të saj ata u përpoqën të provokojnë forcat e saj për të ruajtur më pas rolin e viktimës” tha deputeti Edmond Spaho.

“Ngjela, fotokopja e shëmtuar e Marko Panelës erdhi tek PD-ja, mosmirënjohës. Tani mbështet kokën tek gjethja e Ramës. Marrim Preç Zogajn, ka vetëdeklaruar se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit se ka qenë i vogël. Përsëri edhe ai me gjethen e Ramës. Marrim Ndokën, i gjashti i heronjve të Vigut. Ata 5 nga Shkodra se atyre të 5 u vjen anash ai se ishin trima dhe kaluar trimave... po i pashkollë” tha Lefter Maliqi.

“Dalin e deklarojnë se po bëjmë dush poshtë zyrës së Sali Berishës. Nuk e di a ka ndonjë burrë në Shqipëri që ta shohë gruan e tij në televizor duke thënë ‘po bëj dush poshtë zyrës së Sali Berishës’ edhe të ndihet i lumtur” tha Sokol Olldashi.

Parlamenti vijoi me miratimin e projektligjeve në rend të ditës, ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë, opozita vazhdonte protestën në rrugë.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›