E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS skeptike ndaj presidentit. Dokle: Topi, jo në nivelin e duhur

Deputetja Ledi Shamku ishte grevistja e tridhjete qe la greven ne mesdite, per shkak te perkeqesimit te gjendjes shendetesore ne diten e 13. Ish- grevistja dhe deputetja Klodiana Spahiu thote se gjendja eshte e rende. Gjate te gjithe dites grevistet qendrojne shtrire per shkak te dhimbjes se muskujve. “Janë pothuajse pjesën më të madhe të kohës të gjithë shtrirë për shkak të pafuqisë, së uljes së tensionit, dobësisë trupore, dhimbjes së muskujve” tha Spahiu.

Jashte tendes se grevisteve, socialistet besojne se zgjidhja mund te vije nga presidenti Bamir Topi. Deri me tani thote Namik Dokle presidenti nuk ka qene ne nivelin e duhur. “Tani është kryetar shteti. Nuk është më nen kryetar i PD. Në këtë kontekst ai duhet të jetë më veprues, më i qartë” tha Dokle.

Zyrtaret e larte te opozites nderkohe jane te shqetesuar per dhunen e policise ndaj protestuesve ndersa shprehen te vendosur per vazhdimin e aksionit politik.

“PBDNJ dënon me forcë ndalimet dhe arrestimet e pjesëmarrësve në këto tubime paqësore në një kohë që ushtronin një të drejtë të tyre themelore kushtetuese” tha kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule.

“Veprimet e dhunshme të policisë së shtetit nuk janë proporcionale e si të tilla synojnë cënimin e vetë thelbit të së drejtës për të protestuar pikërisht këtë të drejtë që ne do e mbrojmë deri në fund” tha deputeti i PS-se, Saimir Tahiri.

Dorian Kodra

Azhornuar së fundi ( e enjte , 13 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›